MIRË SE ERDHËT NË BOUGAINVILLE BAY RESORT & SPA
“PARAJSA E MESDHEUT”
Shijoni pushimet tuaja brenda një galerie arti, piktura, skulptura dhe mozaikë. Përjetoni eksperiencën unike të të notuarit drejt horizontit në pishinat fantastike me ujë deti të Bougainville Bay. Turet e bukura në shëtitoret me limona dhe bougainvillea do t’ju invokuojnë me SPA-në dhe Hammam-in në Sokak.
Gjithçka keni ëndërruar brenda një resorti!

AKOMODIMI
Bougainville Bay Resort & SPA është vendi ideal për të gjitha grup moshat. Mund ta vizitoni atë me partnerin, me shoqërinë dhe familjen tuaj. Ne kemi menduar gjithçka për t’i bërë pushimet tuaja vërtet magjike dhe të paharrueshme. Në Bougainville Bay ju do të shijoni një mjedis relaksues dhe shërbime me cilësi të lartë, të rrethuar nga rehati dhe luksi i pakompromis.
Resorti ofron tipologji të ndryshme, dhoma hoteli, suita, apartamente dhe vila.
Resorti ynë ka 122 dhoma hoteli, 13 vila dhe 60 apartamente moderne, komode dhe të bollshme, të dizajnuara bukur në mënyrë të tillë që të ndjeni ngrohtësinë e shtëpisë.
Stafi miqësor dhe tepër profesional do t’ju ndihmojë me kënaqësi në çdo mënyrë, që të shijoni përvojën tuaj unike të pushimeve. Çdo kërkesë e juaja merret parasysh për t’u siguruar që qëndrimi juaj të jetë i qetë dhe shpërblyes.
Relaksohuni në rehatinë e pashoqë që ju ofron akomodimi në Bougainville Bay Resort & SPA.
“Aty ku kultura kulinare kombinohet me artin dhe pamjen fantastike të detit Jon.”
