Mandarina
Pishina e ka marrë emrin nga 100 pemë mandarine të mbjella përreth saj. Pamja nga pishina do t’ju mahnisë.
Pishina e Mandarinës është e organizuar në 2 pjesë; pishina kryesore me një thellësi prej 130 cm dhe pishina e fëmijëve me një thellësi prej 65 cm. Lloji i ujit që përdoret në të dy pishinat është uji deti, i cili e bën pishinën ekologjike me një sasi minimale kimikatesh brenda, krahasuar me pishinat e ujërave të ëmbla. Për herë të parë me menu ushqimi të përgatitur nga Restorant Diellza.
![Lulja akuarel e Bougainville e pershtatur per web](https://bougainvillebay.com/wp-content/uploads/2022/05/Lulja-akuarel-e-Bougainville-e-pershtatur-per-web.png)