Sportet ujore

Yacht-i – Blue Dream Yacht është gati t’ju shoqërojë në destinacionin tuaj të preferuar. Kapiteni i jahtit dhe ndihmësi i tij do t’ju shoqërojnë gjatë gjithë udhëtimit. Ju mund të rezervoni Blue Dream për 8 orë e më shumë. 24 orë përpara dhe në momentin e nisjes, kapiteni analizon nëse moti dhe dallgët janë të favorshme për lundrim. Nëse keni zgjedhur që lundrimi juaj të zgjasë më shumë se 8 orë, ju sugjerojmë të merrni me vete ushqim dhe ujë. Margarita, Diellza & BluBlu Gourmet do t’ju vijnë në ndihmë.

Blue Dream është e pajisur me pajisje shpëtimi për 11 persona, një kapacitet maksimal jahti (2 prej tyre janë pjesë e stafit). Lundrimi është i këshillueshëm deri në orën 20:00, para errësirës.

Ju mund të rezervoni jahtin për të vizituar brigjet e Shqipërisë, por edhe jashtë saj (sipas rregullave të COVID-19 të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë).

Varka

Varka jonë, Linda, për grupe të mëdha dhe udhëtime të shkurtra, është këtu për t’u shoqëruar në destinacionet tuaja të preferuara, për të parë gjirin e Sarandës dhe ishujt e vegjël piktoreskë të Ksamilit.

Shëtitjet me varkë

Varka Bougainville Bay është një mënyrë e shkëlqyer për të vizituar vendet më fantastike të bregdetit të Detit Jon, si Shpella e Piratëve, Porto Palermo, Krorëz, Kakome, Shpella e Lukovës, etj. Zbuloni plazhet magjike të jugperëndimit të Shqipërisë, dhe admironi panoramën e bukur që na ka dhuruar nëna natyrë.

Vozitje me kanoe

Kanoe është një sport i rrëshqitjes në ujë që praktikohet me ndihmën e një varke dhe vozitje me një ose dy tehe. Me mbështetjen e stafit tonë miqësor dhe profesional do të zbuloni botën fantastike të kanoe.

Scuba Diving

Për entuziastët e zhytjes ose ata që duan të provojnë për herë të parë, ju ftojmë të zbuloni mrekullitë e jetës nënujore dhe të merrni në shtëpi kujtime të paharrueshme. Te gjitha pajisjet për zhytjen i gjeni ne Sokak.