Loading...

MIRË SE ERDHËT NË BOUGAINVILLE BAY RESORT & SPA

“PARAJSA E MESDHEUT”

Shijoni pushimet tuaja brenda një galerie arti, piktura, skulptura dhe mozaikë. Përjetoni eksperiencën unike të të notuarit drejt horizontit në pishinat fantastike me ujë deti të Bougainville Bay. Turet e bukura në shëtitoret me limona dhe bougainvillea do t’ju invokuojnë me SPA-në dhe Hammam-in në Sokak.

Gjithçka keni ëndërruar brenda një resorti!

Shikoni detajet
Book Now

AKOMODIMI

Bougainville Bay Resort & SPA është vendi ideal për të gjitha grup moshat. Mund ta vizitoni atë me partnerin, me shoqërinë dhe familjen tuaj. Ne kemi menduar gjithçka për t’i bërë pushimet tuaja vërtet magjike dhe të paharrueshme. Në Bougainville Bay ju do të shijoni një mjedis relaksues dhe shërbime me cilësi të lartë, të rrethuar nga rehati dhe luksi i pakompromis.
Resorti ofron tipologji të ndryshme, dhoma hoteli, suita, apartamente dhe vila.
Resorti ynë ka 122 dhoma hoteli, 13 vila dhe 60 apartamente moderne, komode dhe të bollshme, të dizajnuara bukur në mënyrë të tillë që të ndjeni ngrohtësinë e shtëpisë.
Stafi miqësor dhe tepër profesional do t’ju ndihmojë me kënaqësi në çdo mënyrë, që të shijoni përvojën tuaj unike të pushimeve. Çdo kërkesë e juaja merret parasysh për t’u siguruar që qëndrimi juaj të jetë i qetë dhe shpërblyes.
Relaksohuni në rehatinë e pashoqë që ju ofron akomodimi në Bougainville Bay Resort & SPA.

BUTRINTI HAMMAM & SPA

Butrinti SPA & Beauty Center shkon më tej me koncepte dhe teknologji të reja. Këtu do të gjeni vendin e përsosur për t’u çlodhur dhe gjallëruar.

Shikoni detajet

3 RESTORANTE
7 BARE

Krijoni kujtimet më të bukura!

Shikoni Detajet

“Aty ku kultura kulinare kombinohet me artin dhe pamjen fantastike të detit Jon.”

Evente

Bougainville Bay Resort & SPA ofron hapësirë funksionale dhe alternativat më të mira për të organizuar eventin më të rëndësishëm të jetës suaj por edhe shumë ngjarje të tjera.

Shikoni detajet

Konferenca

Çdo ambient i Bougainville Bay është në listën e vendeve për të organizuar eventin tuaj. Çdo detaj është menduar me kujdes falë planifikuesve të eventeve, të cilët do të ofrojnë më të mirën për ju …

Shikoni detajet

Shërbimet

Pushimet dimërore këtë vit i kalova në Bougainville Bay Resort & SPA në qytetin e Sarandës. Ndër pushimet më të bukura, nga ku unë dhe familja ime mbetëm të kënaqur. Pastërtia, stafi, ushqimi, ishte një mrekulli.

Anisa, Tiranë, Shqipëri

Pishina e brendshme në katin e 6 ishte një mrekulli. Pamje panoramike e detit Jon dhe bregdetit të Sarandës. E ngrohtë dhe e pastër.

Arben, Prishtinë, Kosovë

E këndshme, e përballueshme dhe komode për një qëndrim të mrekullueshëm. Dhoma, pamja, stafi (miqësor), tualeti i dhomës (një çmenduri më vete). Më pëlqeu shumë & dua të qëndroj atje përgjithmonë!

Isabella, Sevilja, Spanjë

Kisha shumë frikë të shkoja me pushime për shkak të pandemisë, por serioziteti i masave të ndërmarra në Bougainville Bay Resort & SPA më ka lënë pa fjalë. Pastërti maksimale!

Carlo, Romë, Itali

Shumëllojshmëri zgjedhjesh ushqimore. Stafi ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm.

Suzana, Shkup, Maqedoni e Veriut

Parajsë në Sarandë! E dashurova menjëherë! Fëmijët e mi e pëlqyen shumë pishinën e vogël. Bashkëshorti pëlqeu së tepërmi detajet arkitekturore, mozaikët, dhe çdo gjë tjetër. Ndërsa unë në SPA, vendi im i preferuar!

Albania (Flamuri) Romina, Shkodër

Romina, Shkodër, Shqipëri

Unë dhe familja ime qëndruam në gjirin e Bouganville. Gjëja e parë që ia vlen të përmendet është që stafi ishte miqësor, i ngrohtë dhe mikpritës, mund të them njerëzit më të mirë që kemi takuar ndonjëherë.

Léa, Nis, Francë

PËRDITËSOHUNI ME PUSHIMET NË

BOUGAINVILLE BAY RESORT & SPA

REZERVO TANI