Bougainville Bay Resort & SPA!

Bougainville Bay është projektuar në mënyrë të tillë që komoditeti të ndërthuret me estetikën. I ngjason një galerie të mirfilltë arti, e ideuar për të përcjell emocion artistik tek vizitorët.

Arkitektura në stil Gaudi impresionuese, me forma që vijnë nga natyra por lëvizin bashkë me imagjinatën.

Saranda është ndër të vetmet qytete në Ballkan që ka diell në 300 ditë të vitit. Për këtë arsye Bougainville Bay kthehet në shtëpinë perfekte jo vetëm për ju, por edhe për vetë natyrën.

Dhomat ju zgjojnë me pamje nga deti Jon duke ju ofruar një eksperiencë të shkëlqyer me krevatin komod dhe dyshekun me teknologjinë më të mirë.

Bougainville Bay është një resort që mund të vizitohet nga të gjitha grupmoshat, pasi aktivitetet Indoor dhe Outdoor janë nga më të shumtat. Gjithashtu hapësirat në resort lejojnë mundësi për t’u argëtuar nga më i vogli i familjes, tek më i rrituri.

Bougainville Bay Resort & SPA është vetëm 5 minuta larg qëndrës së Sarandës dhe nga shumëllojshmëria e shërbimeve, besoj se një pjesë e mirë e pushuesve nuk largohen nga resorti, parkojnë makinën në Sokak, që duhet thënë është si një arterie e gjirit të Bougainvilleve.

3 restorante me shije të ndryshme!

Që nga mëngjesi i bollshëm, i përfshirë në qëndrim e deri në mbrëmje. Nga BluBlu Gourmet me një shërbim PREMIUM deri tek Restorant Diellza me kuzhinë mesdhetare, do të përjetoni një eksperiencë shijesh dhe ndjesish.

5 pishina!

Në pishinën Mickey Mouse fëmijët mund të pushojnë, të luajnë dhe mbi të gjitha të jenë të sigurt. Ndër të preferuarat për fëmijët është edhe pishina Flutura & mqns po flisnim për të preferuarat, duket se Pishina Mandarina është e preferuara e të gjithëve.

Bougainville Bay lejon shijimin e notit çdo sezon nëpërmjet Indoor Pool e cila ndodhet në hyrje të Restorant BluBlu Gourmet.

…dhee pishina eksluzive Veranda e Zanave, e cila të jep ndjesinë e pafundësisë, aty ku qielli dhe deti Jon bëhen një!

Wellness & SPA!

Menduat se kishim mbaruar??

Butrinti Hammam SPA & Beauty Center shkon më tej me koncepte dhe teknologji të reja. Këtu do të gjeni vendin e përsosur për t’u çlodhur dhe gjallëruar. Masazhe, Sauna, Hamam, Banjë me Hidro-masazh, Dush Emocional, trajtime të ndryshme të ujit, trajtime bukurie për fytyrën dhe trupin, manikyr – pedikyr, dhe shumë shërbime të tjera estetike.

Ju mirëpresim në Bougainville Bay Resort & SPA!

Për më tepër informacion dhe rezervime kontaktoni në +355 68 405 656
Adresa: Rruga Butrinti, Sarandë, Shqipëri.