Apartamentet
Duke kombinuar rehatinë me pavarësinë, apartamenti ynë bashkëkohor me një dhomë gjumi ofron komoditetet e një hoteli duke ofruar ndjesitë familjare gjatë qëndrimit tuaj në Resort. Apartamenti përmban një krevat dopio, një ambient ngrënieje me plan të hapur, kuzhinë e pajisur me të gjitha pajisjet. Kjo tipologji ka dalje në oborr.
Apartamenti do t’ju sigurojë të gjithë komoditetin dhe lehtësitë e nevojshme për një çift ose një familje të vogël për pushimet verore. Kjo tipologji përmban një dhomë gjumi me një krevat dopio, një dhomë ndenjeje dhe ngrënjeje, një divan të rehatshëm që mund të përdoret si krevat për një person të tretë dhe një ballkon.
Zgjidhni apartamentin që ju përshtatet, me pamje nga deti ose pamje nga kopshti.
Shijoni stilin e jetesës në plazh në apartamentin tonë bashkëkohor me dy dhoma gjumi, ideal për familjet e mëdha. Ndihuni si në shtëpinë tuaj në dhomën e bollshme të ndenjes dhe ngrënjes. Secili apartament përmban një dhomë gjumi matrimoniale, një dhomë gjumi me dy krevate tek, një oborr të mobiluar dhe hapësira të bollshme rekreative.
Zgjidhni apartamentin që ju përshtatet, me pamje nga deti ose pamje nga kopshti.
Jeni një familje e madhe në kërkim të një akomodimi të rehatshëm për të kaluar pushimet verore? Apartamenti ynë dubleks me tre dhoma gjumi ofron hapësira të bollshme për familjet e mëdha deri në 7 persona. Ky apartament në katin e parë ofron një hapësirë të hapur ndenjeje dhe ngrënieje. Ndërsa në katin e sipërm ka 3 dhoma gjumi të mëdha, nga të cilat 2 kanë një krevat dopio dhe e treta 2 krevate tek.
Zgjidhni apartamentin që ju përshtatet, me pamje nga deti ose pamje nga kopshti.