Rreth Bougainville Bay Resort & SPA
Bougainville Bay është projektuar në mënyrë të tillë që komoditeti të ndërthuret me estetikën. Çdo detaj në arkitekturën e brendshme dhe të jashtme të resortit është një vepër arti: holli, korridoret, dhomat, shkallët, rrugicat, pishinat, restorantet, SPA dhe zona e plazhit, ku mozaikët dhe veprat e tjera artizanale të krijuara prej qeramikës nga artistë të ndryshëm shqiptar, janë kryefjala e çdo hapi. Lëvizja në arterien kryesore të gjirit, Sokakut, nëpër shkallët e lëmuara dhe piktoreske, drejt apartamenteve me pamje nga deti, i përngjason një turi në një galeri të mirfilltë arti, ideuar për të invokuar emocion artistik tek vizitorët.
Bougainville Bay është i pozicionuar në qytetin e Sarandës, në bregdetin e mrekullueshëm Jon, në një nga gjiret më mahnitëse të Rivierës Shqiptare.
Resorti Bougaiville Bay ka turizëm gjithëvjetor, nga ku mund të rezervoni gjatë gjithë vitit, dhe në kulmin e sezonit veror, por edhe gjatë ditëve më të ftohta të dimrit. Saranda është ndër të vetmet qytete në Ballkan që ka diell në 300 ditë të vitit. Për këtë arsye Bougainville Bay kthehet në shtëpinë perfekte jo vetëm për ju, por edhe për vetë natyrën. Në resort gjenden mbi 1000 rrënjë bougainville, ngjyrat e ndezura të së cilave i japin jetë çdo hapësire. Përpos tyre, resorti është i mbushur me limonë, mandarina, portokaj, oleander, etj.
Bougainville Bay është një resort që mund të vizitohet nga të gjitha grupmoshat, pasi aktivitetet Indoor dhe Outdoor janë nga më të shumtat. Gjithashtu hapësirat në resort lejojnë mundësi për t’u argëtuar nga më i vogli i familjes, tek më i rrituri.
Ju mund ta vizitoni Bougainville Bay për të pushuar, si dhe për të organizuar evente dhe konferenca.
Akomodimi elegant, pamja mahnitëse e detit, shumëllojshmëri gatimesh, aktivitete ujore dhe argëtuese, atraksione historike dhe kulturore, bëjnë të mundur pushime unike dhe të paharrueshme për të gjithë!